Gjendet një burrë pa shenja jete në një pyll në Prishtinë
Dje rreth orës 18:50, një burrë është gjetur pa shenja jete në një pyll në Prishtinë.
Policia njofton se ai ka vdekur si pasojë e disa lëndimeve derisa ishte duke punuar në pyll.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Raporti i plotë:
VDEKJE E DYSHIMTË
Prishtinë 01.08.2022 – 18:50. Raportohet se një mashkull kosovar ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra derisa ishte duke punuar në pyll. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
(Kosova Sot Online)