Vazhdon përkeqësimi i situatës me Covid, del raporti 24 orësh për vdekjet dhe rastet e reja
Dy raste të vdekjes e 1 mijë e 562 raste të reja me Covid-19, janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton Express.
Këto raste janë konfirmuar pas testimit të mbi 4 mijë e 200 mostrave.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 1 mijë e 186 pacientë, derisa numri i rasteve aktive ka arritur në 10 mijë e 288.
(Kosova Sot Online)