![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Ky është veprimi i Abazoviqit pas marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe
![Ky është veprimi i Abazoviqit pas marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe](/uploads/kosova-sot/images/2022/August/03/auto_abazoviqq-600x3601659529713.png)
Pasi ka arritur marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe, kryeministri i Malit të Zi e ka vizituar ekspozitën e fotografive të Milan Peshiqit.
Ekspozita është pjesë e arkivit të Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë, e cila përbëhet nga më shumë se 350,000 fotografi, rpaorton Vijesti.
Gjatë ditës është hapur ekspozita e fotografive të fotografit të njohur malazez Milan Peshiq, me rastin e ditës së njëqindtë të punës së Qeverisë së 43-të që udhëhiqet nga Dritan Abazoviq, poqë rrezikohet të rrëzohet pas marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe.
Ekspozita në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë, e cila u hap nga Sekretari i Përgjithshëm Boris Marić, përbëhet nga një ekspozim i përhershëm i më shumë se 20 fotografive, të vendosura në sallën kryesore të ndërtesës dhe është pjesë e arkivit të Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeveria, e cila përbëhet nga më shumë se 350,000 fotografi.
(Kosova Sot Online)