I hakojnë fjalëkalimin e kriptovalutave – qytetari nga Fushë Kosova e raporton rastin në polici
Një person nga Fushë Kosova ka raportuar në Policinë e Kosovës se i janë vjedhur kriptovaluta.
Sipas tij kjo ka ndodhur duke ia hakuar fjalëkalimin e ku më pas janë kryer transaksionet nëpër kuleta të ndryshme.
Rasti është duke u hetuar
“Fushë Kosovë 28.07.2022-18:00 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person/a të dyshuar të panjohur duke hakuar fjalëkalimin e tij kishin kryer transaksione të parave virtuale nëpër disa kuleta të ndryshme virtuale. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)