![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Detaje për aksionin e prokurorisë në Brezovicë
![Detaje për aksionin e prokurorisë në Brezovicë](/uploads/kosova-sot/images/2022/August/03/auto_LAJMI_I_FUNDIT1659530843.jpg)
Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Minsitrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës, sot, janë duke realizuar një inspektim të jashtëzakonshëm në zonën e Brezovicës, i cili është vazhdimësi e aksioneve të mëhershme.
Siç njofton prokuroria, transmeton Express, “qëllimi i këtij inspektimi është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin”.
Lidhur me këtë rast, në vendin e ngjarjes ndodhet edhe Prokurori i Shtetit.
(Kosova Sot Online)