![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Pas zhvillimeve në veri, ambasadori Hovenier i shkon në zyrë Rakiqit
![Pas zhvillimeve në veri, ambasadori Hovenier i shkon në zyrë Rakiqit](/uploads/kosova-sot/images/2022/August/04/auto_296771379_1124098548505112_4041782033663250307_n-600x3601659607128.jpg)
Pas zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur në vend, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka shkruar në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, e cila udhëhiqet nga Goran Rakiq. T7 raporton se takimi mes tyre ka nisur në oën 11:00.
Kryetar i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka deklaruar se edhe pse është pjesë e qeverisë është opozitë brenda saj. Ai thotë se nuk është zgjedhur nga kryeministri Albin Kurti, por nga serbët, dhe se dorëheqjen do ta jap kur t’i kërkojnë serbët që e kanë zgjedhur.
Gjatë fjalimit të tij nga Beogradi, Rakiq ka falënderuar serbët për barrikadat e vendosura në dy pikat kufitare Jarinje e Bërnjak si dhe për “vendosmërinë” e treguar.
Me kërkesë të SHBA-së, reciprociteti ndaj Serbisë është shtyer për një muaj, deri me 30 shtator.
(Kosova Sot Online)