![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Gjendet e vdekur një 76-vjeçare në Dardani, jetonte e vetme
![Gjendet e vdekur një 76-vjeçare në Dardani, jetonte e vetme](/uploads/kosova-sot/images/2022/August/05/auto_shiri-i-policise-600x3601659679085.jpeg)
Një grua e moshës 76-vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj në lagjen Dardania në Prishtinë. E moshuara jetonte e vetme në banesë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
Rasti po trajtohet në koordinim me prokurorinë.
“Në ora 13:33, policia është njoftuar se në lagjen Dardania Prishtinë, në një banesë, mund të jetë një trup i pajetë. Njësitet policore janë angazhuar në atë lokacion. Në një banesë është hasur pa shenja jete një grua (viti i lindjes 1946), e cila jetonte e vetme. Në vend ngjarje pos policisë ka dalë edhe ekipi mjekësor emergjent. Rasti është duke u trajtuar në koordinim me prokurorinë”, ka thënë Krasniqi.
(Kosova Sot Online)