
I refuzohet ankesa: Specialja ia vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit

Paneli i Apelit në Gjykatën Speciale ka marrë vendim për ankesën e ish-deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, për vazhdimin e paraburgimit.
Paneli ka vendosur që Selimit t’i refuzohet në tërësi ankesa, dhe rrjedhimisht, atij i vazhdohet paraburgimi.
Apeli ka theksuar në arsyetimin e tij se ekzistojnë sërish rreziqet e përmendura më herët nëse Selimi mbrohet në liri.
“10-shit” të UÇK-së i është kërkuar që shkresat në lidhje me vendimin e Apelit t’i dërgojë deri 10 ditë pas marrjes së tij.
(Kosova Sot Online)