Demografja kroate ngre alarmin: Ballkani do të zbrazet, disa shtete do mbeten pa fuqi punëtore

  • G.g /
  • 05 August 2022 - 12:49
Demografja kroate ngre alarmin: Ballkani do të zbrazet, disa shtete do mbeten pa fuqi punëtore

Në fakt fenomeni po ndjehet jashtëzakonisht shumë në Shqipëri.

Demografja e njohur kroate Monika Komusanac shpjegon për portalin “Faktor” se Ballkani do të vazhdojë të zbrazet, popullsia do të ulet dhe në disa vende do të ketë mungesë të fuqisë punëtore.

Demografja thotë se vendet e Ballkanit (në kuptimin më të ngushtë dhe më të gjerë) tashmë karakterizohen nga një përbërje të moshave jot ë favorshme dhe me popullësi në plakje.

“Është një fakt alarmant se në disa vende të Ballkanit përqindja e të moshuarve arrin pothuajse 30 për qind të popullsisë së përgjithshme, për shembull në Kroaci (29,55 për qind), Bullgari (29,20 për qind) dhe Serbi (27,10 për qind), ndërsa në vende të tjera të Ballkanit ka një përqindje të të moshuarve ndërmjet 22 dhe 25 për qind. Përjashtim nga këto trende bën Kosova, e cila ka 7 për qind më shumë të rinj se grupmosha, kryesisht falë një prej niveleve më të larta të lindjeve në Ballkan dhe Evropë dhe një norme relativisht të lartë të ndryshimeve pozitive natyrore, megjithëse ato kanë qenë gjithashtu në rënie për vitet e fundit”, theksoi Kmusanac, që punon në Universitetin e Zagrebit në Fakultetin e Studimeve Kroate, Departamenti i Demografisë dhe Emigracionit.

Sipas saj, zona e gjerë e Ballkanit do të përballet me një rënie të popullsisë prej 8.2 milion në vetëm 30 vjet.

“Kështu, për shembull, në vitin 2050, Bullgaria, Serbia dhe Kroacia do të shohin rënien më të madhe relative të popullsisë, midis 17 për qind dhe 24 për qind, ndërsa vetëm disa vende të Ballkanit do të përjetojnë një rënie prej më pak se 10 për qind për sa i përket popullsisë së përgjithshme. në vitin 2022”, shpjegon demografja.

“Me fjalë të tjera, proceset dominuese demografike në Ballkan reflektojnë negativisht në zhvillimin hapësinor të mjediseve rajonale dhe lokale në kontekstin e zhdukjes së vendbanimeve më të vogla dhe zbrazjes së hapësirës, reduktimit të potencialit pjellor (biologjik) dhe ekonomik (punës). Rënia e numrit, plakja dhe mungesa e fuqisë punëtore janë vetëm një nga sfidat demografike bashkëkohore me të cilat përballen të gjitha vendet evropiane, pavarësisht nga niveli i tyre i zhvillimit. Fuqia punëtore (nga 15 në 64 vjeç) në Ballkan do të ulet me rreth 2.6 milionë (rreth 7 për qind) deri në vitin 2032 dhe Serbia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Shqipëria do të kenë problemin më të madh me fuqinë punëtore”, thekson demografja kroate për “Faktor”.

(Kosova Sot Online)