Gruaja 43-vjeçare nga Shqipëria ‘shtrinë’ prostitucionin në plot motele në Prizren, bën s*ks me 30-vjeçarin në këmbim të parave

  • G.g /
  • 06 August 2022 - 16:30
Gruaja 43-vjeçare nga Shqipëria ‘shtrinë’ prostitucionin në plot motele në Prizren, bën s*ks me 30-vjeçarin në këmbim të parave

Një fenomen mjaft shqetësues dhe që përbën sfidë për institucionet në Kosovë është prostitucioni. Autoritetet e vendit në vazhdimësi raportojnë për gra dhe burra që dyshohen për marrje me prostitucion, ku janë të shumta rastet kur të dyshuarit janë me prejardhje nga Shqipëria. Ata shfrytëzojnë “tregun” në Kosovë për të ushtruar këtë veprimtari.

Sinjali mëson se për një rast të tillë janë arrestuar dje në Prizren dy persona, një grua dhe një burrë, të cilët më pas janë shoqëruar në stacion policor, nën dyshimin për marrje me prostitucion.

Gruaja e dyshuar, e moshës 43-vjeçare nga Shqipëria, dyshohet se për një kohë të caktuar në motele të ndryshme të vendit, ka kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave me të dyshuarin 30-vjeçar nga Kosova.  

Posa të dyshuarit janë shoqëruar në stacion, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka intervistuar dy të dyshuarit, të cilët kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë të ditur se rasti është proceduar në Departamentin për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Prizren.

(Kosova Sot Online)