
Gjimnazi “17 Shkurti” tregon shkaqet e vdekjes së nxënëses së tyre

Gjimnazi “17 Shkurti” në Obiliq, ka njoftuar për vdekjen e nxënëses Magbule Gashi.
Në njoftimin mortor shkruhet se “Magbulja, ishte nxënëse shumë e dashur, me qasje shumë konstruktive dhe të matur me të gjithë mësimdhënësit dhe shoqërinë”.
Në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express, Gjimnazi “17 Shkurti” ka treguar shkaqet e vdekjes së vajzës.
“Ka pasë gjakderdhje në tru para disa mujave, mandej kaloi nē komē, dhe nuk arriti të rikthehet nē jetē”, thuhet në përgjigjen e shkollës dhënë.
Më poshtë shihni edhe njoftimin e plotë për vdekjen e vajzës:
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=788866352552158&id=116057653166368
(Kosova Sot Online)