Aksion në Brezovicë, prokurori i rastit jep detaje
Prokuroria Themelore e Ferizajt edhe sot është duke zhvilluar një aksion në Brezovicë.
Lajmin e ka konfirmuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku.
“Operacioni për identifikim dhe regjistrim të vikend-shtëpive në Brezovicë është duke vazhduar edhe sot me të njëjtat institucione sikurse më datë 04.08.2022”, tha prokurori Maloku për Express.
Aksioni që po zhvillohet që nga mëngjesi ka për qëllim identifikimin e ndërtimeve në këtë pjesë është duke u bërë së bashkëpunim me inspektorë të ujërave, mjedisit, natyrës dhe mbrojtjes.
I pyetur nëse priten arrestime sot, prokurori tha se nuk pritet të ketë sot arrestime.
(Kosova Sot Online)