Lexoni edhe:
PD e Shqipërisë me Sali Berishën, në ringritje të fuqishme për rrëzimin e Edi Ramës në zgjedhjet e reja
Shkruan: ANALISTI- Rexhep Shahu
Kërkesa e eurodeputetit ukrainas Goncharenko që Ukraina ta njohë shtetin e Kosovës mendoj se është veprim i zgjuar politik që e favorizon Ukrainën dhe e rreshton me këtë gjest me fuqitë e mëdha demokratike që e kanë çliruar dhe pavarësuar Kosovën. Është akt politik që e rreshton Ukrainën kundër Rusisë, i del edhe në këtë pikë kundër Rusisë dhe pro fuqive që duan Kosovën.
-Për përmasat gjeopolitike e strategjike nga njohja e Kosovës prej Ukrainës do të ishte një akti i fortë politik. Pritet të shihet si do të reagojë politika në shtetin e Ukrainës, si do ti përgjigjet eurodeputetit të saj. Kosova edhe këto kohët e luftës iu gjend Ukrainës me mundësitë e fuqitë e veta. Priti shtetas të Ukrainës me mirësi. U rreshtua me koalicionin atirus. Eurodeputeti ukrainas në kërkesën apo rezolutën që i ka dorëzuar parlamentit ukrainas është shume i kthjellte e i qartë për rrugën politike juridike që ka ndjekë Kosova dhe e drejta e saj në arenën ndërkombëtare. Duket eurodeputeti është konsultuar thellë me çështjen Kosovë. Ai sqaron qartë se “Në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së pranoi se shpallja e sovranitetit shtetëror të Kosovës nuk bie ndesh me normat e së drejtës ndërkombëtare, nuk shkel asnjë rezolutë dhe akt ndërkombëtar. Jo më kot, 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së, për të cilat ne përpiqemi, e kanë njohur tashmë Kosovën. Po ashtu Kosova njihet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Britania e Madhe. Prandaj, kur sheh gjithë këto fuqi botërore që e kanë njohur dhe mbështesin Kosovën, një hap konsistent i Ukrainës tani do të jetë njohja e sovranitetit shtetëror të Kosovës dhe shprehja e mbështetjes ndërkombëtare. Me shkrimet e prononcimet e tij eurodeputeti ukrainas Goncharenko kur shprehet se "Ukraina duhet të mbrojë kosovarët nëse Serbia pushton Kosovën, duke shtuar madje se Ukraina është gati të veprojë me trupat në terren." e shton simpatinë, e bën më të prekshme e të ndjeshme çështjen, tregon se ai e di aromën e luftës, erën e barutit dhe këtë e di Kosova e Ukraina në Evropë që kanë përjetuar luftë, djegie, dhunë e shkatërrime.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".