Lexoni edhe:
Kryeministri Kurti përmend rrezikun për luftë me Serbinë
Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Mbas kalimit mbi një viti e gjysmë në heshtje të pakuptueshme, përfundimisht, Prokuroria Speciale po detyrohet që t’i hetojë, si me zor e me shume përtesë dhe në mënyrën e saj zvarranike e gjithmonë të vonuar, skandalin e projektit të “faljes“kriminale të Ndërmarrjes Publike Banesore në fund të mandatit të Shpend Ahmetit ne qender Kryeqytetit , ku pas bllokimit të Projektit nga ana e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kundër Ndërmarrjes Publike Banesore Sh.A. (NPB.), Made Group Construction Sh.P.K., Alkos Sh.P.K. dhe Madekos Sh.P.K., me ne fund edhe Grupi i Asamblistëve të LëvizjesVETËVENDOSJE, ka dorëzuar një Padi për anulimin e kontratës për ndërtimin e përbashkët të të ashtuquajturit "objektit banesor afarist" me kontratë të dyshimtë e me partnere puro kriminalo-korruptiv.
Kryeministri Kurti përmend rrezikun për luftë me SerbinëLexoni edhe:
Edhe pas rreth 1 viti e gjysmë të ngritjes së padisë dhe angazhimit të pareshtur në denoncimin e skandalit tanimë të njohur në kryeqytet, ku ishin grabitur mbi 17 mijë metra katror(m2) toke trualli ne pronësi te shtetit, llogaritur në vlerën e tregut me shume se140 milionë eurove, mu në mes të Prishtinës, u provua të tjetërsohen kundërligjshëm në pronë private (Ahmeti&Sejdiu), në emër të gjoja bashkëpunimit publiko-privat , rast i cili megjithëse krijoi shumë dyshime që nga fillimi, mbeti i pahetuar deri më tani nga PSRK dhe dhjetra mekanizma te tjere ligjor qe PSRK i ka ne disponim.Shihet e dihet dhe ka deshmi se kesaj dysheje kriminale per 8 vite PSRK ia kishte bere AVOKATINE e mbrojtjen kriminale e ne shkelje te te ligjeve e kushtetutes se vendit.
Por tani se voni nga friga ,megjithate më në fund duket se po merr udhë dhe fillon hetimi serioz i këtij rasti masiv korruptiv e kriminal 8 vjeqar para syve te PSRK-es, dhe mekanizmeve tjere ligjor qe PSRK ka ne disponim e mbeshtetje, që ndodhi hiq më larg se mu në midis të kryeqendrës së Republikës së Kosovës, duke qenë një akt i njohur publik, e bënë edhe më të komplikuar heshtjen e deritanishme të Prokurorisë Speciale te kryesuar me pare me ish-kryeprokurorin Reshat Millakun dhe per me shume se 3 vitesh edhe nga kryeprokurori special Blerim Isufaj i cili hapur po ua ben avokatine atyre dhe organizates se tyre kriminale nga zyrat e prokurorise speciale te shtetit (PSRK).
Siç dihet në bazë të rregullave dhe ligjeve në fuqi, Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) edhe kur lëshon lokale me qira, afati për aplikim zgjatë, së paku 15 ditë, por çuditërisht me rastin e projektit që ishte më i madhi në historinë e kësaj ndërmarrje, u caktuan vetëm 3 ditë dhe atë me shpallje të pa vulosur dhe fare të pa protokolluar, gjë që e bënë rastin kundërligjor në fjalë, edhe më të dyshimtë e me shgume se kriminal.Madje sikur të mos ekzistonte ligj as prokurori në gjithë Prishtinën, ky skandal i paprecedent, vazhdojë edhe me veprimin tjetër të kundërligjshëm të konstruktuar në mënyrë urgjente, me ç`rast, kompania fituese e ashtuquajtur "Made Group Construction", përveçse u themelua në mënyrë të rrufeshme dhe vetëm 1 ditë para aplikimit, ajo fitoi edhe projektin me vlerën minimale te ndertimit prej 120 milion euro. Ndaj me shumë të drejtë dhe medoemos shtrohet pyetja, se pse duhej patjetër, të ishte kaq i ngutshëm dhe konspirativ ky veprim! Por megjithëse mega skandali në fjalë, ishte i njohur dhe zbuluar që me kohë, vetëm tani është njoftuar, se Prokuroria Speciale do të hetojë, ndjek penalisht dhe nxjerrë para drejtësisë, ish pjesëmarrësit e korruptuar që e kishin menduar, dizajnuar dhe realizuar, pa asnjë pengesë, gjithë këtë projekt mega të korruptuar e teper kriminal e kundërligjor në mes të kryeqytetit të Kosovës!
Me kalimin e mbi një viti e gjysmë heshtje të pakuptueshme, përfundimisht, Prokuroria Speciale po detyrohet që ta hetojë, si me zor e përtesë dhe në mënyrën e saj zvarranike e gjithmonë të vonuar, skandalin e projektit të “faljes“ kriminale të Ndërmarrjes Publike Banesore në fund të mandatit të Shpend Ahmetit&Dardan Sejdiut, te dy te kriminalizuar me ndertimet ne Prishtine duke i pastruar parate e krimit te organizuar nga drogat heroine,kokaine e haashah.
Pas bllokimit të Projektit nga ana e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kundër Ndërmarrjes Publike Banesore Sh.A. (NPB.), Made Group Construction Sh.P.K., Alkos Sh.P.K. dhe Madekos Sh.P.K., se voni edhe Grupi i Asamblistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE, ka dorëzuar një padi për anulimin e kontratës për ndërtimin e përbashkët të të ashtuquajturit "objektit banesor afarist" me kontratë të dyshimtë kriminalo-korruptive. Por u nevojit mbi1 vit e gjysmë angazhimi në denoncimin e këtij skandali, me mbi 17 mijë m2 pronë publike e shtetit në mes të kryeqytetit, në mënyrë që padia e ngritur, ta zgjojnga gjumi mbi 9 vjeqar Prokurorinë Speciale gjermetani me shume si avokate e krimit& korrupcionit nga zyrat e shtetit e sidomos kur ne pyetje ishin dyshja kriminale Ahmeti&Sejdiu qe kishin shperdoruar kriminalisht disa miliarda euro permes shpelarjes se parave te pista nga krimi,drogat etj. Thuhet se kinse nga friga ata përfundimisht jane zgjuar nga gjumi shumevjeqar dhe i detyroi ata, për nisjen e hetimeve publike kundër projektuesve dhe organizatorëve të këtyre veprimeve kriminale e shkatrruese ndaj prones se shtetit. Kështu që pas kësaj padije nga ana e grupit të asamblistëve, dhe intervenimit të mëhershëm të ministrisë së linjës, duhet të mobilizohet urgjentisht edhe e gjithë përbërja e re e Kuvendit Komunal të Prishtinës, pozitë e opozitë, dhe në mënyrë unanime t’i kërkojnë ekzekutivit të Prishtinës që në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale ta ndjekin dhe zbardhin deri në fund rastin kriminal në fjalë, për ta ndalur përfundimisht këtë masakër të jashtëzakonshme financiare dhe pronësore, mu në mes të kryeqytetit të Kosovës, të bërë kinse nga NPB-ja dhe të urdheruar nga dyshja Ahmeti&Sejdiu dhe e lejuarkundërligjshëm edhe nga kinse aksionarët e ekzekutivit të kaluar100% te kriminalizuar.
Kjo edhe për faktin se vetëm grupi i asamblistëve të VV-së përveç lëndës së padisë kanë deponuar edhe një material prej 80 faqesh me prova dhe argumente ku dëshmohen me fakte, shkeljet e shumta të këtij projekti, ndërsa 6 shkeljet kryesore të këtij projekti, nga ana e NPB-së dhe partnerëve për ndërtimin e objektit të përbashkët, kanë të bëjnë me shkeljen e rëndë të ligjit dhe rregulloreve për ndërtim. Megjithatë NPB, përveçse nuk kanë dhënë qasje në dokumentet rreth këtij projekti as për vetë asamblistët që e kanë kërkuar, me datën 1 Korrik, në përgjigjen e refuzuar NPB-ja kishte deklaruar se gjoja ende nuk ka përfunduar as marrëveshja, përderisa vetëm pak kohë më vonë, u vërtetua se kontrata ishte nënshkruar 3 javë më herët!
Për aq më tepër ekziston dyshimi i bazuar se NPB, bashkë me kompanitë e dyshimta, po rrënonin pa asnjë kriter mbrojtës edhe azbestin kancerogjen, i cili ndodhej vetëm 10 metra larg Gjimnazit "Xhevdet Doda", si dhe 20 metra larg ndërtesave kolektive ku banojnë mijëra qytetarë të Lakërishtës!
Madje pas analizave që u zhvilluan në një laborator Gjerman doli se ky azbest ishte i shkallës së 3-të për nga niveli i rrezikshmërisë, pra i rrezikshmërisë së lartë.
Numri i madh i shkeljeve në Ndërmarrjen Publike Banesore, detyroi Bordin e NPB-së, të përbërë nga Lendita Mekuli Myderrizi, Arbnora Jashanica, Xhevdet Leci dhe Bekim Pireva, më 15 tetor të vitit të kaluar, me vota unanime, të bënte shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv të NPB-së, anëtar i PSD-së, Hajdar Hoxhaj.
Por përkundër vendimit të marrë të Bordit, çuditërisht shkarkimi nuk u lejua të protokollohej nga vet i shkarkuari dhe vartësja e tij, duke mbajtur edhe vulën e protokollimit në mënyrë të paligjshme. Prandaj këto dhe të gjitha shkeljet tjera më tepër se të shumta, duhet të jenë dëshmi dhe arsye e mjaftueshme që organet e prokurorisë dhe gjyqësisë së Kosovës, të veprojnë sa më pare, dhe të ndiqen penalisht jo vetëm zyrtarët e NPB-së por se pari per te filluar me prangosjen e ish-kryetarit te Komunës Shpend Ahmeti dhe “shefit te krimit te organizuar” Dardan Sejdiut se bashku me kabinetin e ggushtë të vartësve të dëgjueshëm e të korruptuar ish-nenkryetari Selim Pacolli dhe drejroret Ardian Olluri & Genc Bashota , që kanë lejuar dhe miratuar veprime të tilla të rënda dhe të dënueshme mafioze e kundërligjore, të cilat përveç dëmtimit e zhvatjes së prones se kryeqytetit, rrezikojnë rëndë edhe jetën e qytetarëve.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".