Kolona të gjata në kufi, në Merdar pritjet në dalje deri në dy orë

  • G.g /
  • 11 August 2022 - 08:13
Kolona të gjata në kufi, në Merdar pritjet në dalje deri në dy orë

Mëngjesi i së enjtes është i qetë dhe pa pritje në shumicën prej pikë kalimeve kufitare të vendit, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Përjashtim bën vetëm pikë kalimi kufitar Merdare ku pritjet në dalje janë deri në 2 orë ndërsa kolona e automjeteve është deri në 1 kilometër. Ndërsa në hyrje pritja nuk shkon më shumë se 10 minuta.

Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë pritjet në hyrje janë deri në 5 minuta ndërsa nuk raportohen kolona. Ndërsa në dalje pritjet shkojnë deri në 40 minuta ndërsa radha e automjeteve është 100 metra.

Në të gjitha pikë kalimet e tjera kufitare, në dalje, pritjet nuk shkojnë më shumë se 10 minuta, ndërsa në hyrje në asnjërën prej tyre nuk raportohen vonesa.

(Kosova Sot Online)