Lexoni edhe:
Kanë shpërthyer zjarret masive, rreth 6 mijë njerëz evakuohen, shkrumbohen fshatrat
Shefi ekzekutiv i kompanisë ajrore “Ryanair”, Michael O’Leary deklaroi se epoka e fluturimeve të lira ka përfunduar dhe se njerëzit duhet të përgatiten për çmime më të larta biletash për avionët. Duke përmendur rritjen e ndjeshme të çmimeve të karburanteve, O’Leary shton se tarifat mesatare të linjës ajrore do të rriten afërsisht me 50 euro gjatë 5 viteve të ardhshme. Megjithatë, ai është i sigurt se njerëzit do të vazhdojnë të udhëtojnë pavarësisht rritjes së kostove.
Kanë shpërthyer zjarret masive, rreth 6 mijë njerëz evakuohen, shkrumbohen fshatratLexoni edhe:
“Nuk ka dyshim se tarifat tona promocionale vërtet të lira, një euro, tarifat 0.99 euro, madje edhe tarifat 9.99 euro nuk do t’i shihni në vitet e ardhshme”, tha O’Leary.
Rritja e çmimit të karburantit që po ngre kostot e biletave të avionit, po rrit gjithashtu faturat e energjisë shtëpiake, duke reduktuar të ardhurat e njerëzve. Por shefi i linjës ajrore shprehet se pavarësisht kësaj, ai pret që klientët të kërkojnë opsione me kosto më të ulët në vend që të shkurtojnë fluturimet.
(Kosova Sot Online )