Hoxha i Prishtinës e shan me nanë një komentues: Ta çkërdheftë nanën ty Gaza

  • G.g /
  • 11 August 2022 - 15:07
Hoxha i Prishtinës e shan me nanë një komentues: Ta çkërdheftë nanën ty Gaza

Husamedin Abazi, hoxhë i njohur nga Prishtina, nuk është përmbajtur nga gjuha.

Me një gjuhë aspak të pranueshme, ai ka sharë Alfred Cakon, gazetar nga Shqipëria, në rrjetin social Facebook, që është i njohur për teoritë e shumta të konspiracionit.

Ndonëse është hoxhë, profesion i cili sugjeron përmbajtjen gjuhësore, ai e ka ofenduar me nënë një person, i cili e kishte komentuar ngjarjet e fundit mes Izraelit e Gazës.

“Non mij nana ti çkërdheftë ty Gaza!”, ishte një pjesë e komentit të Abazit.

Një mos përmbajtje e tillë, bie ndesh edhe me imperativin e islamit për vetëpërmbajtje nga gjuha ofenduese.

Përveç kësaj, në komentin e Abazit vërehet edhe mungesa elementare e drejtshkrimit të gjuhës shqipe.

(Kosova Sot Online)