Lexoni edhe:
Kosovarja nga Gjermania: Kush rri në Kosovë le të punojë se do vijnë ditë të mira – unë do të kthehem
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do t’i pres në selinë e NATO-s më 17 gusht në takime të ndara kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksander Vuçiq.
Për këto takime ka njoftuar vet Aleanca përmes një komunikate për media.
Takimi me Stoltenberg vjen një ditë para se dy liderët t’i pres në Bruksel, kryediplomati evropian Josep Borell.
“Të mërkurën, më 17 gusht 2022, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Jens Stoltenberg, do të presë z. Albin Kurti. Sekretari i Përgjithshëm dhe z. Kurti pas takimit do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp në selinë e NATO-s”, thuhet në komunikatën e NATO-s për takimin me shefin e qeverisë kosovare.
Të njëjtën ditë Stoltenberg do ta pres edhe presidentin serb, Vuçiq.
“Të mërkurën, më 17 gusht 2022, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Jens Stoltenberg, do të presë Presidentin e Republikës së Serbisë, z. Aleksandar Vuçiq. Sekretari i Përgjithshëm dhe Presidenti do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp në selinë e NATO-s pas takimit të tyre”, thuhet në komunikatë.
(Kosova Sot Online )