Lexoni edhe:
Prishet moti, sot pritet shi e breshër
Shkruan: ANALISTI-Arsim Aziri
Kjo legjislaturë e Kuvendit të Kosovës dhe e qeverisë së koalicionit LVV lista Guxo, ma partnerët e komuniteteve të tjera, është karakterizuar në këto dy vite të para të funksionimit me sfidat më serioze, sfida me të cilat nuk është sprovuar asnjë nga mandatet e qeverisjes në historikun e ndërtimit të institucioneve në këto dy dekadat që kanë kaluar. Kur i kemi parasysh të gjitha rrethanat e brendshme dhe të jashtme, sfidat nëpër të cilat ka kaluar vendi jonë por edhe shtetet në fqinjësi, është për tu vlerësuar edhe plani i punës së qeverisë i cili sipas monitorimit nga shoqëria civile ka rezultuar rreth 50% që total që është realizuar.
Prishet moti, sot pritet shi e breshërLexoni edhe:
-Kur të merret për bazë bilanci i përbashkët i punës së Kuvendit dhe Qeverisë për pjesën e parë të vitit, për 6 muajt e kaluar të sesionit pranveror, duhet të jemi kritik real dhe të bazohemi në atë që ka qenë mundësi dhe ka pasur potencial. Dihet mirëfilli që Kuvendi është servis në shërbim të qeverisë prandaj një pjesë e konsiderueshme planit të punës së qeverisë është ndikuar dhe afektuar nga situate e krijuar në Kuvend, nga opozita që ka shfrytëzuar shumë momente të rëndësishme për të bojkotuar. Sidoqoftë nuk është pak bilanci legjislativ prej
105 ligjeve që ligjvënësit i kanë miratuar brenda kësaj kohe, prej 17.01-04.08.2022, nga të cilat 18 kanë qenë marrëveshje ndërkombëtare. Nëse bazohemi në praktikat e legjislaturave të kaluara, ky është një rekord pozitiv për sa i përket efikasitetit të kësaj legjislature, që i ka tejkaluar për nga numri i ligjeve të miratuara legjislaturën e viteve 2017-2019. Një bilanc I tillë nuk do të mundë të arrihej pa koordinim të mirë në mes të legjislativit dhe ekzekutivit, sado që në disa raste në pamjen sipërfaqësore është dukur sikur nuk ka qenë mjaftueshëm agjenda e koordinuar. Pra plani legjislativ i Qeverisë ju paraprinë zhvillimeve të tjera, realizimit të planifikimeve që janë pjesë e programit, e të cilat edhe nëse nuk realizohen 100% gjatë këtij viti, me bazë të arsyeshme ligjore barten në vitin vijues. Ballafaquar me sfidat në arenën ndërkombëtare, çrregullimin që ka implikuar në fushën e zhvillimit ekonomik lufta në Ukrainë me të gjitha ndikimet politike dhe ekonomike, mënyra e organizimit dhe funksionimit, arritja në 50% e realizimit të planit të punës së Qeverisë për 6 mujorin e parë është një sukses, sukses i përbashkët që është arritur në shumë raste edhe duke bashkëpunuar pozita e opozita, aty ku interesi publik është vlerësuar jetik dhe dallimet janë tejkaluar.
Sidoqoftë 6 muajt në vijim duhet të shërbejnë për një angazhim më serioz, angazhim maksimal për ta realizuar planin vjetor të punës ashtu sikur që është miratuar. Duhet të besojmë në vazhdimin e vetëdijesimit të përfaqësuesve të zgjedhur në Kuvend që të shmangin situatat e bllokimit dhe bojkotimit të vendimmarrjes në Kuvend që janë me interes për planin e Qeverisë në funksion të v\avancimit të zhvillimit, të sigurisë më të madhe sociale, shëndetësore, arsimit dhe punësimit, sepse kjo është përgjegjësi që ata e kanë kërkuar dhe ju është besuar prej elektoratit, dhe sit ë tillë duhet ta realizojnë në me punë të mira deri në fund të mandatit që janë përpara!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".