Të shtëna me armë zjarri në aeroport
Aeroporti në kryeqytetin e Australisë, Canberra u evakuua sot pasi një person i armatosur hapi zjarr, sipas raportimeve të medieve.
Sipas këtyre burimeve, autori është arrestuar nga policia dhe deri më tani nuk ka informacione për të lënduar.
Policia nuk ka komentuar deri më tani dhe tha se së shpejti do të dalë me një deklaratë.
Videot e postuara në mediat sociale tregojnë oficerët që ndalojnë një burrë brenda aeroportit teksa udhëtarët e shikojnë. Njerëzit janë mbledhur edhe jashtë aeroportit pasi u evakuua.
AIRPORT SHOOTING: One arrest has been made and Canberra Airport has been evacuated after an alleged shooting.
— 9News Australia (@9NewsAUS) August 14, 2022
Witnesses say they heard between eight to 10 shots before more than a dozen police cars responded to the scene.
LATEST UPDATES: https://t.co/tYqtyZWeHi#9News pic.twitter.com/XlLrmijQe6
(Kosova Sot Online)