Qeveria duhet t’i ndezë motorët për të mos dështuar

  • Dardan Grapci /
  • 15 August 2022 - 06:53
Qeveria duhet t’i ndezë motorët për të mos dështuar

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Nga aspekti i zhvillimeve të brendshme, shkaktarët kryesor për ngecjen e planit të punës së Qeveris janë 3 partitë politika destruktive opozitare LDK-AAK-PDK, të cilat shpesh kanë ndikuar për të dështuar jeta parlamentare, për disa vendime me peshë që e afektojnë edhe vendimmarrjen qeveritare. Dihet mirëfilli që thuajse në çdo seancë të Kuvendit ose nuk kanë qenë prezent deputetët ose e kanë ndërprerë seancën duke bojkotuar.

-Deri te ngecja e planit të punës së Qeverisë Kurti për 6 mujorin e parë, nuk ka ardhur si rezultat i dobësive që kanë imponuar edhe rrëshqitjen në dobësi e në dështim, ka ardhur si rezultat i rrethanave globale të krijuara në rrafshin politik dhe ekonomik, të imponuara nga lufta në Ukrainë. Duke pasur parash faktin që Kosova është një shtet i i ri i vogël, akoma në formësim e ndërtim e sipër, madje edhe i pa zhvilluar, dhe duke e pasur parasysh që Kosova ka marr përgjegjësi së bashku me aleatët perëndimor për luftën në Ukrainë, i ka hapur dyert për refugjatet nga Ukraina, edhe kjo ka qenë një barrë që ka rënduar dhe si e pa parashikuar e ka ngadalësuar planin e punës së Qeverisë Kurti në dinamikën e realizimit që ishte planifikuar. Nga aspekti i zhvillimeve të brendshme, shkaktarët kryesor për ngecjen e planit të punës së Qeveris janë 3 partitë politika destruktive opozitare LDK-AAK-PDK, të cilat shpesh kanë ndikuar për të dështuar jeta parlamentare, për disa vendime me peshë që e afektojnë edhe vendimmarrjen qeveritare. Dihet mirëfilli që thuajse në çdo seancë të Kuvendit ose nuk kanë qenë prezent deputetët ose e kanë ndërprerë seancën duke bojkotuar.



Këto dobësi që në fazën e 6 mujorit të parë janë evidentuar, nuk janë dobësi të cilat nuk mundë të plotësohet dhe angazhime që nuk mundë të realizohen në periudhën në vijim, deri në fund të vitit. Besoj që me një angazhim të shtuar në 6 mujorin e dytë Qeveria do ti realizon te gjitha pikat e parapara për vitin 2022. Sa i takon vlerësimit të performancës së ministrave ajo duhet të ndodhë dhe ta matet për secilin dikaster. Ministrit të cilat gjithashtu kanë ngecur në përfundimin planit të tyre të punës, duhet që ta marrin më seriozitet punën, si dhe mos të bien viktima të mafiozëve, por le ti kryejnë detyrat e tyre sipas ligjit dhe planit që e kanë të përpiluar. Gjithçka duhet realizuar mbi bazën e ligjit të buxhetit që është miratuar në Kuvend sepse dështimi apo mos realizimi i tij nuk i amniston, por përkundrazi i penalizon ata.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".