Dërgohet pa shenja jete një grua në Spitalin e Pejës
Një grua është dërguar pa shenja jete dje në Spitalin e Pejës.
Rasti është hapur në polici si “hetim i vdekjes”, teksa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
HETIM I VDEKJES/ Pejë 15.08.2022 – 19:00. Është raportuar se një femër kosovare është sjellë në spital pa shenja jete, rasti ka ndodhë deri sa kanë qenë duke qëndruar në stane. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion.
(Kosova Sot Online)