Lexoni edhe:
Deutsche Welle: Para takimit Kurti – Vuçiq, mediat serbe po i hedhin benzinë zjarrit
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka renditur nëntë “pika të dobëta” të Serbisë. Ai në një postim në Facebook, ka folur për ekonominë, mediat dhe ushtrinë në Serbi.
Si pikë të parë, Krasniqi e ka renditur borxhin publik të Serbisë.
Deutsche Welle: Para takimit Kurti – Vuçiq, mediat serbe po i hedhin benzinë zjarritLexoni edhe:
“Borxhi publik i Serbisë është 32 miliardë dollarë. Kjo është një shumë marramendëse e borxhit, të një shteti që ka ekonomi të dobët. Sa për ilustrim po kthej në kujtesë faktin që borxhi i ish Jugosllavisë, në kohën kur ajo ra në krizën e borxheve, nga e cila pastaj pasoi edhe kriza politike dhe shpërbërja e përgjakshme, ka qenë 20 miliardë dollarë. Pra, ish Jugosllavia me të gjitha resurset që kishte me të gjashtë republikat dhe dy krahinat autonome, nuk e përballoi borxhin prej 20 miliardësh. Prandaj mund të thuhet se nga ky aspekt Serbia është shtet i falimentuar”, ka shkruar ai.
“Pika e dytë e dobët” sipas Krasniqit është që 10 mijë profesionistë e kanë braktisur shërbimin në ushtri.
Pika e tretë, Krasniqi thotë se është ekonomia e Serbisë e cila “ka hyrë në një lloj varësie nga ekonomia kineze”.
“Mediet në Serbi janë nën terrorin e regjimit, për ç’arsye imazhi i saj përditë e më shumë po errësohet”, ka shkruar Krasniqi si pikë të katërt.
Ndërkaq, të pestën e ka renditur atë se “Serbia është shtet, i cili zyrtarisht mbron kriminelët e luftës”.
“P.S. Këto fakte duhet t’i analizojnë politikëbërësit në Kosovë”, ka shkruar në fund Krasniqi.
(Kosova Sot Online)