Kryeministri Kurti pritet të takojë Gabriel Escobarin në Bruksel
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Bruksel, ndërkohë që para takimit me shefin e NATO-s, të paraparë për sot, Telegrafi merr vesh se ai pritet të ketë një takim me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, Gabriel Escobar.
Takimi Escobar-Kurti pritet të ndodh para takimit me Jens Stoltenberg, që ishte paralajmëruar ditë më parë.
Ndryshe, Kurti ka zhvilluar biseda telefonike me këshilltarin Derek Chollet nga DASH-i si dhe me të dërguarin e Britanisë së Madhe, Stuart Peach.
Gjithashtu, kryeministri i Kosovës ka mbajtur një takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it në vend.
Për dallim nga Kurti që ka takuar përfaqësuesit e shteteve perëndimore, presidenti serb Aleksandar Vuciq para takimeve në Bruksel ka takuar ambasadorët e Kinës dhe Rusisë në Beograd.
(Kosova Sot Online)