![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
“Të jemi partnerë e jo vasalë”, Meta për Ballkanin e Hapur: Serbia, vend grabitqar
![“Të jemi partnerë e jo vasalë”, Meta për Ballkanin e Hapur: Serbia, vend grabitqar](/uploads/kosova-sot/images/2022/August/17/auto_ejytj-684x450-1-600x3601660733923.jpg)
Duke u shprehur kundër Ballkanit të Hapur presidenti Ilir Meta e quajti Serbinë një vend grabitqar.
“Reagimi im ka qenë pak më i përmbajtur në të kaluarën, për shkak të detyrës si President.
E dini shumë se cili është qëndrimi i Presidentit të Malit të Zi (Gjukanoviç) i cili e njeh më mirë se kushd tjetër fqinjin e tij verior dhe grabitqar të pandryshueshëm, për fat të keq. Edhe Presidenti i Maqedonisë së Veriut ka shprehur rezerva”, tha Meta.
“Të gjithë e dimë që kjo është një nismë që synon të minojë perspektivën e qartë europiane të rajonit tonë. Procesi i Berlinit është tepër serioz, i cili garanton të gjitha synime gjoja të mira që garanton Ballkani i Hapur. Pa dyshim që duhet të forcojmë marrëdhëniet, por gjithmonë mbi baza partneriteti, jo vasaliteti”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online)