
Lexoni edhe:
Opozitarët i shpallin luftë reformës qeveritare në sistemin e drejtësisë
Komiteti Teknik Emergjent (KTE) i themeluar nga ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli ka mbajtur dy mbledhje brenda pak orësh dje.
Siç ka njoftuar ME, takimi i dytë u mbajt në orë 21:00, dhe aty u rekomanduan masa të reja për lehtëzimin me furnizim me energji elektrike në vend.
Opozitarët i shpallin luftë reformës qeveritare në sistemin e drejtësisëLexoni edhe:
“Me qëllim të tejkalimit të situatës me furnizim të energjisë elektrike që do të zgjas deri më 25 gusht 2022, Komiteti Teknik Emergjent rekomandoi që KEK të sigurojë energjinë e nevojshme për të evituar reduktimet për konsumatorët dhe devijimet në rrjetin energjetik”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.
Komiteti, i themeluar për të hartuar rekomandime dhe për të identifikuar problemen në furnizimin me energji elektrike në mbledhjen e parë reakomandoi që KEK-u t’ia ofrojë KEDS-it energjinë e siguruar.
Komiteti Teknik Emergjent ka këtë përbërje: përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), Operatori i Sistemit të Distribucionit (KEDS) dhe Furnizuesi i Shërbimit Universal (KESCO).
(Kosova Sot Online)