Putin lejon misionin e Agjencisë Bërthamore në Zaporizhzhia

  • 20 August 2022 - 08:05
Putin lejon misionin e Agjencisë Bërthamore në Zaporizhzhia

Pas ditësh të mëdha debatesh, presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur të lejojë misionin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore të dërgojë një mision vëzhgimi në centralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë.

Centrali në Ukrainë prej javësh ka qenë në krye të lajmeve nga lufta në Ukrainë, pasi luftime të ashpra janë zhvilluar prej tij, duke vënë në rrezik serioz sigurinë dhe mundësinë e një incidenti bërthamor të ngjashëm me atë të Cernobilit.

Palët kanë akuzuar njëra-tjetrën se kanë lëshuar raketa pranë centralit, por fatmirësisht dëmet kanë qenë sipërfaqësore.

Leja për misionin e ANEB në Ukrainë, u arrit pas një bisede telefonike mes presidentit francez Macron me homologun Putin dhe lajmi u dha pikërisht nga Elysee.

(Kosova Sot Online )