Lexoni edhe:
Si në odat e katundit me rregullat e Kanunit, gjyqësori i dështuar është bërë treg i lirë për shitblerjen e drejtësisë me para nga krimi i organizuar
Vetëm tre muaj e gjysmë qëndroi në post qeveria e pakicës e kryeministrit Dritan Abazoviç. Në rrëzimin e qeverisë malazeze luajti rol qëndrimi i Abazoviç ndaj kishës ortodokse serbe.
Parlamenti në Mal të Zi rrëzoi qeverinë e kryeministrit, Dritan Abazoviç natën e së shtunës (20.08). 50 nga 81 deputetë votuan natën e së shtunës me iniciativën e partisë së presidentit Milo Gjukanoviç dhe katër grupeve parlamentare.
Ekologjisti liberal Abazoviç kishte zemëruar dy javë më parë presidentin e vendit, sepse kishte nënshkruar një marrëveshje të kontestuar me kishën ortodokse serbe. Kjo marrëveshje është mjaft e debatuar në Malin e Zi, sepse i jep të drejta të veçanta, kishës ortodokse serbe të kontrolluar nga Beogradi. Mali i Zi shpalli pavarësinë në vitin 2006, atëherë në ujdi me shtetin serb. Sot qeveria në Beograd përpiqet përmes kishës dhe partive lokale proserbe e organizatave të tjera të ushtrojë ndikim në Malin e Zi, vend anëtar i NATO-s nga viti 2017.
36-vjeçari Abazoviç e mori postin më 28 prill, pasi qeveria e mëparshme proserbe u rrëzua nga parlamenti. Abazoviç ashtu si edhe presidenti Gjukanoviç konsiderohen me orientim perëndimor. Qeveria e Abazoviçit ishte një koalicion shumë partiak i pakicës me partinë e tij URA, Të Gjelbrit, socialdemokratët, partitë etinke të shqiptarëve dhe boshnjakëve si edhe një partie proserbe. Abazoviç do të vazhdojë të drejtojë qeverinë në detyrë, deri sa të zgjidhet kryeministri i ri./DW
(Kosova Sot Online)