Lexoni edhe:
Qeveria që mbijetoi vetëm tre muaj e gjysmë, çka e rrëzoi Abazoviqin nga pushteti
Pica më e shtrenjtë në botë kushton më shumë se 10 mijë euro dhe prodhohet në Itali.
Pica quhet “Louis XIII” dhe recetën e ka modifikuar shefi i kuzhinës Renato Viola. Mund të porositet nga të ftuar të përzgjedhur në qytetin bregdetar Salerno.
Qeveria që mbijetoi vetëm tre muaj e gjysmë, çka e rrëzoi Abazoviqin nga pushtetiLexoni edhe:
Diametri i picës është 20 centimetra dhe përgatitet nga përbërës të veçantë. Brumi është bërë me miell organik Arabica dhe i spërkatur me kripë rozë të lumit Murray. Për të përgatitur këtë picë duhen 72 orë.
Picës i shtohen tri lloje kaviarësh: Oscietra Royal Prestige, Kaspia Oscietra Royal Classic nga bregdeti iranian dhe Kaspia Beluga. Po ashtu edhe shtatë lloje djathi.
“Përbërësit më të shtrenjtë janë karavidhet që mbulohen me konjak Louis XIII, i cili normalisht është i vështirë të gjendet në treg”, tha Viola.
“Louis XIII” shërbehet me shampanjë Krug Clos du Mesnil dhe raki Carta Real Sanches Romate Finos. /klix
(Kosova Sot Online)