Policia e kapi në flagrancë duke rrahur një vajzë tjetër, kjo është 19-vjeçarja që u arrestua në Fushë Kosovë

  • G.g /
  • 20 August 2022 - 15:15
Policia e kapi në flagrancë duke rrahur një vajzë tjetër, kjo është 19-vjeçarja që u arrestua në Fushë Kosovë

Një vajzë e re nga Fushë Kosova ka përfunduar në prangat e Policisë orët e para të së premtes, pasi u kap në flagrancë duke sulmuar fizikisht një vajzë tjetër.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Adea Krasniqin, 19-vjeçare, e cila u kap nga njësia policore që po patrullonte në rrugën ‘Hashim Hajdini’ në Fushë Kosovë.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30, ku zyrtarët policorë që ishin në detyrë kanë parë Krasniqin teksa vraponte në drejtim të 18-vjeçares, të cilën më pas e sulmoi fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka kërkoi ndihmë në spital.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

(Kosova Sot Online)