Lexoni edhe:
“Zani mos të nihet, a e shkele policin majmun, krejt kena me t’myt’, polici i bërtet të dyshuarit pas aksidentit në Prishtinë
Alban Zogaj, nënkryetar i Komunës së Prishtinës, i ka pyetur qytetarët sesi e shohin zgjidhjen e problemit të qenve endacakë.
Pyetje e tij vjen pasi u publikua një video, ku shihet një lagje e pushtuar nga qentë endacakë.
“Si e mendoni zgjidhjen e problemit të qenëve endacak?“, ka pyetur ai në Twitter.
Qentë endacakë janë një nga problemet e kryeqytetit.
Shpesh janë raportuar edhe sulme ndaj qytetarëve të cilat kanë përfunduar me lëndime.
Zgjidhja e këtij problemi ishte premtim i secilit kandidat për kryetar të Prishtinës, përfshirë edhe i Përparim Ramës që tash është në pushtet.
Si e mendoni zgjidhjen e problemit të qenëve endacak? #Shprehuni #JepniIde #takuptojmeproblemin https://t.co/a2SoKB8017
— Alban Zogaj (@albanzogaj) August 21, 2022
(Kosova Sot Online)