Kaos para qeverisë, shpërthen në flakë gjeneratori në Ministrinë e Infrastrukturës

  • E /
  • 23 August 2022 - 11:47
Kaos para qeverisë, shpërthen në flakë gjeneratori në Ministrinë e Infrastrukturës

Gjatë kohës sa nuk kishte rrymë dhe po përdorej gjeneratori, në ndërtesën e ish-Gërmisë ka shpërthyer zjarri.

Punëtorët e ministrisë së Infrastrukturës dhe të ministrisë së Punëve të Brendshme, që janë të vendosur aty, kanë dalë jashtë ndërtesës, teksa në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit dhe njësitet e tjera relevante.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale konsiderohet të jetë të shumta.

Ky objekt gjendet përballë objektit kryesor të Qeverisë. 

Pamje ka publikuar fotografi Arian Mavriqi.

(Kosova Sot Online)