![](/uploads/kosova-sot/images/2022/August/24/200x200_auto_noallaa16423604081661339593.jpg)
Lexoni edhe:
Kosova e ka të pamundur për ti ndaluar së vepruari shërbimet sekrete aleatë të UDB-së e BIA-së serbe në veriun e tensionuar
Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar dhe ndërmjetësi i BE-së, Miroslav Lajçak, kanë arritur në Qeverinë e Kosovës për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti.
Bashkë me ta është edhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.
Dyshja do të mbajnë takim me Kurtin, pas atij që e patën me presidenten Osmani.
Vizita e tyre vjen pas dështimit të arritjes së marrëveshjes për targa në Bruksel dhe para se të fillojë zbatimi i vendimeve të Qeverisë së Kosovës për targa dhe dokumente me Serbinë.
(Kosova Sot Online)