Mashtroi disa kompani duke iu thënë se do t’iu bëjë reklama në televizion, arrestohet 25-vjeçari
Policia e Kosovës ka arrestuar një 25-vjeçar (G.Sh) nën dyshimin se i ka mashtruar disa kompani në Gjilan dhe Prizren.
Policia njofton se ai më 19 gusht i ka futur në lajthitje këto kompani, ndërsa ka përfituar shuma të konsiderueshme materiale për vete.
Sipas policisë i dyshuari këto mashtrime i ka bërë duke u thirrur në emër të një kompanie nga Prishtina dhe kinse kjo kompani këto biznese do t’i reklamoj gjatë shfaqjes së një seriali në televizionin publik.
25-vjeçari është arrestuar, ndërsa pastaj është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuarit të ndalet në mbajtje për 48 orë nën akuzën “Mashtrim”, ndërsa rasti me Kallëzim Penal procedohet në Prokurorinë Themelore Gjilan.
(Kosova Sot Online)