Lajçak dhe Escobar kërkuan shtyrjen e reciprocitetit edhe për tre muaj

  • G.g /
  • 24 August 2022 - 19:09
Lajçak dhe Escobar kërkuan shtyrjen e reciprocitetit edhe për tre muaj

Lajçak dhe Escobar kërkuan shtyerjen e reciprocitetit edhe për tre muaj.

Kështu raporton media duke u bazuar në burimet e tyre.

“Kanë kërkuar të shtyhet zbatimi i reciprocitetit edhe për tre muaj të tjerë”, ka thënë ky burim në kushte anonimiteti.

Kujtojmë që gjatë dy ditëve të fundit në Kosovë pati agjendë të ngjeshur takimesh e vizitash të ndërkombëtarëve, ku pjesë e këtij misioni të Miroslav Lajçak qe edhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Escobar në prononcimin e tij për media pas takimit që pati me krerët institucionalë kosovarë dhe opozitën kosovare, u shpreh se kanë pranuar garanci që janë kundër përshkallëzimit të situatës më 1 shtator.

(Kosova Sot Online)