Edhe punonjësit e ministrisë së Liburn Aliut hyjnë në grevë

  • 25 August 2022 - 12:21
Edhe punonjësit e ministrisë së Liburn Aliut hyjnë në grevë

Shumë institucione publike të Kosovës i janë bashkuar thirrjes për grevë të thirrur nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

Në një postim të Ali Sefajt, zyrtar i lartë ligjor në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë, kuptohet se edhe nëpunësit e kësaj ministrie i janë futur grevës në kërkim të shtesës prej 100 eurove deri në miratimin e ligjit të pagave.

Qeveria e Kosovës ka qenë vazhdimisht kritik ndaj paralajmërimeve për greva të punëtorëve të sektorit publik.

Madje ministrja e MASHTI-t, Arbërie Nagavci, paralajmërimet Rrahman Jasharit, kryetar i SBASHK-ut, për grevë i ka quajtur santazh, që sipas saj duhe të ndalojë.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti u ka thënë grevistëve se është koha për punë, e jo për greva.

(Kosova Sot Online )