Protestojnë për ilaçe, i marrin vetëm gjysmën
Pacientët e Reumatologjisë, i shkuan te dera Ministrisë së Shëndetësisë, të enjten.
Këta kërkuan sigurimin e ilaçit për trajtimin e kësaj sëmundjeje, që thonë se nuk e kanë që gjashtë javë.
Siç thonë këta, nga MSH iu premtuan se të tilla do tu sigurojnë javën e ardhshme pasi e kanë një donacion. Megjithatë, veç për 100 njësi që mund ti marrin 50 pacient nga 120 sa kanë nevojë për to.
Televizioni tentoi të kontaktoj me zyrtarët për media në MSH për të sqaruar këtë situatë, megjithatë në telefon nuk ishin të qasshëm e në objekt, thanë se nuk janë.
(Kosova Sot Online)