Vuçiqin e quajnë tradhtar në Serbi, duket i përgatitur për situatën, reagon qetë

  • G.g /
  • 26 August 2022 - 14:48
Vuçiqin e quajnë tradhtar në Serbi, duket i përgatitur për situatën, reagon qetë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një adresimi para qytetarëve u përball me disa thirrje nga publiku.

Vuçiq po mbante një fjalim pasi mori pjesë në një panair kumbullash kur një grua nga publiku thirri “tradhtar” dhe “tradhtari numër një”.

Pas kësaj, Vuçiq derisa po fliste për atë se sa po bën për atdheun e tij, përmendi edhe një rast tjetër kur drejt tij ishin gjuajtur gjëra, shkruan N1.

“Për ne është e rëndësishme që gjithmonë të mund të bëjmë gjithçka për atdheun tonë dhe sot jemi i vetmi vend në Evropë që marrim vendime në mënyrë të lirë. Por edhe ne duhet të veprojmë seriozisht dhe me përgjegjësi. Dhe më lejoni t’ju them – herën e fundit që isha atje ishin 10 a 12 veta që hidhnin gjëra, duke menduar se do të më ndërprisnin dhe do të më thoshin diçka për mua, përkundrazi, ata flisnin më shumë për veten e tyre”, tha ai.

Vuçiq tha se ishte e njëjta grua që “kishte bërtitur edhe para pesë vjetësh”.

“Si do t’ia shpjegoni dikujt se ai është kundër Serbisë së vet dhe po lufton për Kosovën edhe pse Kosova janë dorëzuar në një pjatë nga të tjerët shumë kohë më parë?”.

(Kosova Sot Online)