Djali i Cimës me akuza të rënda për MSH-në, shkak ky rast që e pa me sytë e tij
Me një situatë jo fort të këndshëm është përballur sot, Artan Thaçi, i cili është djali i aktorit të ndjerë, Rasim Thaçi- Cima.
Përmes një statusi në Facebook, ai se sot një i ri kishte një sulm epileptik, duke nxjerr shkumë nga goja.
Artani tha se një doktor i ka thënë se një person me epilepsi që përdor terapi, nuk shkumon, e sipas tiktokerit, kjo në Kosovë ndodh pasi që tenderët nga MSH janë ata që marrin barna më të lehta, duke shkaktuar jo shërim në popull.
“Djaloshi i ri ishte me terapi dhe prapë ka situata të tilla që rrëzohet e shkumon. Sipas një mjeku kur pacienti ka terapi rralle ndodh me i ndodhe kjo. E kjo ndodh sepse tenderat qe i merrni/jepni shkojne per barnat ma te lirat dhe ma te kqiat ne bote qe hyjne ne Kosove dhe per interesa te profiterave e kurre hajrin mos jau pafshin ndodhin keto sene. Sot i ndodhi atij e neser masneser na ndodhe ty dhe mu. E pa pranushme qe e kemi kete sistem llom shendetesor e qe vazhdon edhe qe nuk marrin masa edhe ma tutje per permiresim” shkroi Thaçi.
Statusi i plotë:
(Kosova Sot Online)