Fushata e pazakontë: Gratë të notojnë pa sutjena në pishina

  • E /
  • 26 August 2022 - 18:50
Fushata e pazakontë: Gratë të notojnë pa sutjena në pishina

Një organizatë në Katalonjë po organizon një fushatë në të cilën argumenton se gratë duhet të notojnë topless në pishina, sepse në këtë mënyrë do të luftohet seksualizimi i trupit të femrës.

Sipas mediave të huaja, Departamenti i Barazisë dhe Feminizmit i Katalonjës bazuar në fushatën e shtetit spanjoll, i cili fton gratë plus size dhe të moshuara të shkojnë në plazh, vendosi të zbatojë idenë e tij.

Kështu organizata publikoi një video në rrjetet sociale ku tregon gjoksin e zhveshur të një burri dhe shkruan “kjo thithka lejohet”. Më pas tregon gjoksin e një gruaje të mbuluar nga dora e një gruaje dhe mbishkrimi lexon “por kjo është e ndaluar”.

“Seksualizimi i grave fillon që në moshë të re dhe na shoqëron gjatë gjithë jetës. Që ne duhet të mbulojmë gjoksin në vende të caktuara është prove”, thuhet në mesazhin e organizatës.

“Ne donim të përpiqeshim të luftonim diskriminimin që ndonjëherë hasin gratë kur shkojnë topless në vende të caktuara si pishina. Gratë duhet të kenë të drejtën e lirisë së shprehjes me trupin e tyre”, thuhet më tej.

“Këto diskriminime janë për shkak të seksualizimit të trupit të femrës dhe fillojnë që në moshë të re, kur vajzat veshin bikini. Shpresojmë që kjo fushatë ta ndryshojë këtë”, përfundon mesazhi. 

(Kosova Sot Online)