Këta janë dy nga pesë të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë

  • E.k /
  • 28 August 2022 - 15:57
 Këta janë dy nga pesë të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë

Media raportoi sot për një ngjarje të tmerrshme se ka ndodhur në Prishtinë, ku një 11-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga pesë persona, në lokacione të ndryshme. Raportimi i rastit të dhunimit nga nëna e të miturës aktivizoi Policinë dhe si rezultat dy persona u arrestuan, njëri prej të cilëve i mitur.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari i moshës madhore që ra në prangat e Policisë nën dyshimet për përfshirje në këtë rast është Ekrem Rexhepi, 26-vjeçar, kurse i dyshuari tjetër që u arrestua është i mitur, G.R., 16-vjeçar.

Kjo ngjarje e trishtë u zbulua pas denoncimit të nënës së vajzës e cila bashkë me të bijën kanë raportuar në Polici për tmerrin që ka përjetuar ajo për disa orë.

Bazuar në dëshminë e nënës së saj, thuhet se vajza kishte dalë nga shtëpia, të shtunën në orët e mbrëmjes dhe nuk ka pasur asnjë informacion për fatin e saj. Ajo u trondit, kur pas mesnate, vajza u gjet dhe në gjendje të keqe emocionale rrëfeu se çfarë i kishte ndodhur. Para hetuesve dhe zyrtarëve për punë sociale, 11-vjeçarja ka treguar se e kanë dhunuar pesë persona, në disa lokacione të ndryshme, teksa ende nuk dihen detajet të reja.

Ndërkohë dy të dyshuarit e arrestuar që u prangosën, me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë përfunduar në ndalim, njëri për 48 orë, ndërsa i mituri për 24 orë.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

(Kosova Sot Online)