Tmerrohet 21-vjeçarja në Prishtinë: Dy burra e fusin me zor në veturë dhe e sulmojnë seksualisht
Një rast i frikshëm i ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku një 21-vjeçare është futur me forcë në një veturë dhe është sulmuar seksualisht nga dy persona të panjohur për të. Tmerrin që ka përjetuar ajo e ka denoncuar në Polici, me ç’rast ka rrëfyer detaje se çka i ndodhi.
Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e saj të dhënë para hetuesve policorë kuptohet se dy të dyshuarit fillimisht e kanë futur me zor në veturë dhe më pas kanë filluar me ngacmime e prekje.
E shqetësuar skajshmërisht, viktima ka deklaruar se të dyshuarit i kanë kërkuar që të kryej edhe marrëdhënie seksuale, duke tentuar ta ledhatojnë në pjesët intime. Sipas saj, gjithçka mbaroi kur pas disa tentativave, para se të ndodhte diçka më e keqe, ajo arriti të largohej nga vetura e të dyshuarve.
Burimet e Sinjalit thonë se si rezultat i denoncimit, njësia e Hetimeve është aktivizuar për të mbledhur më shumë informata në lidhje me rastin, në mënyrë që të zbardhen rrethanat ën të cilat ka ndodhur ngjarje dhe të kapen të dyshuarit.
(Kosova Sot Online)