Rusët mund të kenë vështirësi ta marrin vizën për të hyrë në një nga shtetet e BE-së

  • 29 August 2022 - 13:03
Rusët mund të kenë vështirësi ta marrin vizën për të hyrë në një nga shtetet e BE-së

Bashkimi Evropian po planifikon të pezullojë një marrëveshje që lehtëson rrugën për rusët për të aplikuar për viza për të udhëtuar në bllok, u tha gazetarëve një diplomat i BE-së. “Ne nuk mund të vazhdojmë politikën e vizave siç ka qenë deri më tani”, tha ai, duke kërkuar të mos përmendet emri, përpara një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në Pragë për të diskutuar pushtimin rus të Ukrainës, shkruan AlJazeera.

Por Josep Borrell, shef për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian ka thënë se “nuk mund të ndëshkohen të gjithë ruset”.

(Kosova Sot Online )