![](/uploads/kosova-sot/images/2022/August/29/200x200_viva_a_a1661785890.png)
Lexoni edhe:
Vuçiq: Prishtina beson se me mbështetjen e Perëndimit mund të imponojë planet e saj
Pak para marrëveshjes me Serbinë për qarkullimin me letërnjoftime, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, thoshte se nëse serbët e Kosovës në pikëkalimet kufitare do ta tregojnë letërnjoftimin e Serbisë, atëherë do të marrin letrën e bardhë ose dokumentin për hyrje – dalje, i cili ra ga kombinimi, pasi u bë marrëveshja pa letra të bardha.
Kryeministri, megjithatë, ka dhënë statistika interesante se sa serbë e posedojnë dokumentin që e lëshon Republikë e Kosovës, e sa e refuzojnë atë.
Vuçiq: Prishtina beson se me mbështetjen e Perëndimit mund të imponojë planet e sajLexoni edhe:
Sipas tij, është një numër mjaft i vogël që nuk ka letërnjoftim të Kosovës.
“Në Kosovë jetojnë afërsisht 130 mijë serbë, ose 6 përqind e popullsisë së përgjithshme. Vetëm 2 deri në 5 mijë serbë insistojnë në letërnjoftim të Serbisë dhe refuzojnë të marrin letërnjoftimin Kosovës” ka thënë Kurti në një intervistë për Al Jazera Balknas.
(Kosova Sot Online)