Lexoni edhe:
Dhunimi i 11-vjeçares/ 26-vjeçari figuron në databazën e policisë si i dyshuar për vepra penale të ngjashme
Një burrë është arrestuar në fshatin Domorovc të Gjilanit, nën dyshimet se ka mbajtur të fshehur dhe e ka shfrytëzuar një grua serbe. Rasti në polici është hapur si “trafikim me njerëz”, teksa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
TRAFIKIM ME NJERËZ/ Fsh. Domorovc, Gjilan 26.08.2022 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në lokalin e tij ka mbajtur dhe shfrytëzuar viktimën femër shtetase të Serbisë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të Prokurorit, dërgohet në mbajtje, rasti nën hetime.
(Kosova Sot Online )