![](/uploads/kosova-sot/images/2022/August/30/200x200_Brazil-600x360_11661854074.png)
Lexoni edhe:
Lushaku i Drenicës me fyerje në baza raciste kundër lojtarit brazilian, Gjilani ankohet në UEFA
Presidentja Osmani, bashkë me kryeministrin Kurti dhe ambasadorin Hovenier, kanë bërë homazhe para obeliskut për personat e pagjetur në Prishtinë në Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve.
Vjosa Osmani, në një postim në Facebook, ka thënë se familjarët dhe Kosova janë ende në pritje për zbardhjen e fatit të mbi 1600 personave, që u zhdukën me dhunë gjatë luftës së fundit.
Osmani deklaroi se të zhdukurit “janë dëshmia e përpjekjes së regjimit gjenocidal serb për shfarosjen tonë”.
Ajo tha se pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve nuk mund të ketë paqë të qëndrueshme.
“Paqe të qëndrueshme nuk mund të ketë pa zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë në luftën e fundit në Kosovë. Jemi të përkushtuar e të vendosur që fati i tyre të zbardhet, e vërteta të ngadhënjejë dhe drejtësia të triumfojë”, ka shkruar ajo.
(Kosova Sot Online )