Arrestohet personi i pestë i dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares, po intervistohet në stacion
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar edhe personi i pestë i dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares.
Prishtinë, më 30 gusht 2022
Si rezultat i punës, angazhimeve dhe hetimeve intensive nga Policia e Kosovës, tani edhe personi i pestë i dyshuar i cili ka qenë në kërkim policorë është duke intervistuar nga hetimet rajonale të DRP Prishtinë.
Të gjitha veprimet e mëtejme policore lidhur me të dyshuarin i cili dyshohet se është i përfshirë në rastin “dhunim” të ndodhur në Prishtinë, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
(Kosova Sot Online)