Nuredin Lushtaku lirohet nga paraburgimi
sh-deputeti Nuredin Lushtaku është liruar nga paraburgimi.
Lajmin e ka konfirmuar avokati i Lushtakut, Artan Qerkini.
“Po është liruar nga paraburgimi, pasi pas intervistimit të dëshmitarëve kanë pushuar arsyet për mbajtjen e tij në paraburgim”, ka thënë ai.
Lushtaku ishte arrestuar më 4 korrik, pasi dyshohej ta ketë sulmuar një polic.
Rasti nuk është mbyllur ende përfundimisht, por Lushtaku do të jetë i lirë përderisa hetimi vazhdon.
(Kosova Sot Online)