Lexoni edhe:
Dhunimi i 11-vjeçares, jep dorëheqje Drejtori i Policisë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka ofruar dorëhëqjen nga kjo pozitë. Lajmin e ka bërë të njohur Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke konfirmuar se kryeministri Kurti e liroi sot Mehmetin nga detyra.
Pas dorëheqjes, Samedin Mehmeti ka folur. Ai tha se dorëheqjen e ka ofruar pas ngjarjes së rëndë të dhunimit të vajzës 11-vjeçare të shtunën në parkun e lagjes “Arbëria” në Prishtinë.
Dhunimi i 11-vjeçares, jep dorëheqje Drejtori i PolicisëLexoni edhe:
Sipas tij, pas këtij rasti të rëndë është akt profesional dorëheqja.
“Pas një rasti kaq të rëndë besoj është akt profesional të jap dorëheqje”, tha Mehmeti.
Në vend të tij U.D., i drejtorit të PK-së është emëruar zv/drejtori i policisë Fehmi Hoti.
Për rastin e dhunimit të 11-vjeçares janë arrestuar pesë persona të dyshuar. Dy të moshes madhore dhe tre të mitur. Katër nga ta po qendrojnë në paraburgim, ndërsa i dyshuari i pestë është arrestuar sot.
(Kosova Sot Online)