I riu nga Gjilani iu flet fjalë të ndyta të miturave në TikTok

  • E.K /
  • 30 August 2022 - 22:57
I riu nga Gjilani iu flet fjalë të ndyta të miturave në TikTok

Një i ri nga Gjilani të cilit nuk i dihet emri, por se në rrjetin social TikTok është i regjistruar si “clip.donzi” ka afro 13 mijë ndjekës në llogarinë e tij.

Në shumë video që ai i poston në këtë llogari, ai nuk e kursen fjalorin e ndytë të cilin ai e përdorë edhe me fëmijë.

Klan Kosova ka siguruar disa video nga profili i tij, nga të cilat mund të vërehet se në to janë të përfshirë fëmijë dhe se personi me nofkën “clip.donzi” përdorë fjalor banal me ta.

https://www.youtube.com/watch?v=bMjNoTK2W5U

(Kosova Sot Online)